Agnesa Vuthaj: Ndoshta po ta bëja ndërhyrjen estetike në hundë, do e gjeja burrin

Bukuroshja Agnesa Vuthaj ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë pa 5”.

Mes detajeve të setit të fundit fotografik që realizoi, ajo ka rrëfyer edhe për shumë gjëra të tjera nga jeta private.

E pyetur për ndërhyrjet estetike, Agnesa tha se nuk ka realizuar të tilla, pasi e ka parë të arsyeshme që gjithmonë të jetë vetvetja.

Gjatë intervistës, Vuthaj kujtoi një rast kur asaj i kishin kërkuar që ta operojë hundën e saj.

“Njëherë kam qenë e ftuar në një emision të drejtpërdrejtë në Kosovë, që fliste për ndërhyrjet estetike dhe ishte një doktor që operonte hundën i ftuar. Dhe ai më tha: Ti ke nevojë për ta operuar hundën”, tregoi bukuroshja nga Istogu.

Ajo tregoi tutje se këtë deklaratë të tij e mori shumë seriozisht, dhe madje u ndje e befasuar se si ia tha një gjë të tillë në emision.

“Dhe pastaj unë u bëra kështu: Si më tha? Do ndikohen njerëzit? Çfarë do mendojnë të tjerët, dhe duke parë veten në pasqyrë, thash: Po paska pasur të drejtë, sepse nuk e paskam pasur hundën aq të drejtë”, tha tutje Agnesa.

Më pas, ajo tha me shaka se po ta kishte rregulluar këtë “defekt”, tashmë do të ishte me një partner.

“Ndoshta po ta operoja hundën, do e gjeja burrin”, tha mes të qeshurash Agnesa, e që u duartrokit edhe nga publiku në sallë.

loading…