AGK reagon ndaj presioneve dhe sulmeve të PDK’së kundër Gazetës Express

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj presioneve dhe sulmeve që Partia Demokratike e Kosovës po i bën Gazetës Express. Në reagimin e AGK’së thuhet e gjuha e këtij subjekti politik po vazhdon të degradojë tutje, sado që thotë se e respekton lirinë e shprehjes

AGK’ja në reagimin e saj thotë se gjuha e përdorur nga PDK’;ja ndaj Gazetës Express është e papranueshme.

“Sulmi i Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Gazetës Express, për AGK është i papranueshëm. Thirrja publike “Mos u besoni lajmeve të rreme të Gazetës Express”, është ndërhyrje flagrante ndaj një mediumi. Gjuha e këtij subjekti politik vazhdon të degradoj tutje, i cili sado që thotë se respekton mediet dhe lirinë e shprehjes, fton qytetarët që t’i marrin me rezervë lajmet e Gazetës Express, lajme të cilat i cilëson të rreme”, thuhet në reagimin e AGK’së.

Tutje AGK’ja vlerëson se ky është presion i drejtpërdrejtë në politikat redaktorialë dhe formë dorekte e presionit politik.

“AGK përveç që shpreh shqetësimin e saj për këtë gjuhë që përdoret ndaj medieve nga një subjekt politik i cili për vite me radhë është pjesë e pushtetit, vlerëson se ky është presion i drejtpërdrejtë në politikat redaktoriale dhe formë direkte e presionit publik”, theksohet në reagimin e AGK’së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me 3 maj të këtij viti kishte reaguar kur kreu i këtij subjekti politik Kadri Veseli, kishte telefonuar kryeredaktorin e të njëjtit medium, Gazeta Express, Leonard Kerquki.

“AGK fton PDK që të distancohet nga kjo gjuhë e përdorur në këtë rast, e cila cenon integritetin profesional të gazetarëve”, thotë AGK’ja.

Mbrëmjen e së mërkurës, PDK’ja ka dërguar një komunikatë për media ku ka kërkuar të mos u besohet lajmeve të Gazetës Express.

Ky subjekt politik tash e disa kohë është duke e bojkotuar televizionin T7 dhe Gazetën Express. Mirëpo kjo komunikatë publike e këtij subjekti është e pashembullt në Kosovën e pasluftës

Ndërkaq mëngjesin e së enjtes truprojat e kreut të PDK’së, Kadri Veselit, kanë sulmuar gazetarin e Televizionit 7, Mirlind Behlulin dhe nuk e kanë lejuar t’i afrohet Veselit për të marrë prononcim nga ai.

Reagimi i plotë i AGK’së:

loading…