AGK: Gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot ka publikuar raportin vjetorë për lirin e mediave dhe sigurinë e gazetarëve.

Sipas  të gjeturave të raportit gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë si dhe numri i sulmeve ndaj tyre ka shënuar rritje, krahasuar me vitet paraprake.

Një e gjetur tjetër që është theksuar në raport është edhe tendenca për heshtjen e gazetarëve nëpërmjet padisë SLAPP.