AGK fton gazetarët t’i paraqesin shkeljet ndaj tyre

Nisma dy mujore e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës(AGK) në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës për inspektimin e medieve në vend tashmë ka filluar dhe janë inspektuar disa prej tyre.

Kjo nismë ka për qëllim monitorimin nga afër të kushteve në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medial sikurse edhe inspektimi i gjendjes së përgjithshme të të drejtave të tyre.

Nisma e cila përfshinë të gjitha mediat në vend, do të përfundojë në fund të muajit mars.

AGK fton të gjithë gazetarët jo vetëm gjatë kësaj periudhe, por në vazhdimësi që të paraqesin çfarëdo ankese, apo vërejtje ku ata vlerësojnë që iu janë cenuar të drejtat në vendin e punës.

Këtë mund ta bëjnë edhe përmes AGK-së në numrin e telefonit +383 (0) 49 300 197 dhe në adresën elektorike: [email protected] dhe identiteti i punëtorëve medial në rast se kështu duan do të mbetet konfidencial.

Po ashtu AGK i njofton të gjithë punonjësit medial që ankesat e tyre, shkeljet eventuale që iu bëhen në vendin e punës mund t’i paraqesin edhe te koordinatorët e 7 qendrave kryesore të Kosovës, në këta numra dhe adresa elektronike: