Dje në oborrin e kuvendit, gazetarja Leoreta Abazi i parashtroi një pyetje deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Muratit.
Ky i fundit bëri një gjest të pahijshëm ndaj gazetarës, ku përveç se e refuzoi përgjigjen i kapi edhe mikrofonin, shkruan Ballkani.info
“Sa para i keni në Trust” ishte pyetja që e irritoi Murati, ndërsa ndaj këtij gjesti ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) duke e cilësuar sjelljen e deputetit si të papranueshme.
Më poshtë video dhe reagimi i AGK:








