Agjerimi

Agjërimi s’është punë feje: Rrini në formë me metodën më të vjetër në botë

Hiqni dorë nga mëngjesi, mos u fiksoni pas ushqimeve të caktuara, dëgjojeni trupin tuaj dhe hani kur t’ju hahet, por brenda orareve fikse

Agjërimi i përhershëm nuk është një dietë, është një mënyrë të ngrëni. Kjo do të thotë se nuk ndryshon çfarë hani, por kur e hani.

Gjatë kohës që agjëroni, nuk do të ulni numrin e kalorive që konsumoni dhe do të arrini të mbani masën e muskujve, duke humbur dhjam dhe peshë të panevojshme.

Si? Është një ndër strategjitë më të thjeshta sepse kërkon pak ndryshime në veprimet tuaja të përditshme. Për të kuptuar si funksionon agjërimi i përhershëm, si fillim duhet të kuptojmë dallimin midis gjendjes së ushqyer dhe gjendjes në agjërim.

Trupi ndodhet në gjendjen e ushqyer kur është duke tretur dhe përthithur ushqim. Zakonisht, kjo gjendje nis kur ju filloni të hani dhe zgjat 3-5 orë teksa trupi tret dhe përthith ushqimin që sapo hëngrët.

Kur ndodheni në këtë gjendje, është shumë e vështirë për trupin të djegë kalori, pasi nivelet e insulinës janë shumë të larta.

Pas periudhës kohore më lart, trupi futet në gjendjen post-tretëse, që është thjesht një mënyrë për të thënë se nuk po tresni më ushqim. Kjo gjendje zgjat 8-12 orë pas vaktit të fundit dhe quhet agjërim.

Është më e lehtë për trupin të djegë dhjamin në gjendjen e agjërimit pasi nivelet e insulinës janë të ulëta. Gjatë kësaj fashe kohore, mund të aksesoni kilogramë dhe masë trupore që ishte e paarritshme gjatë gjendjes së ushqyer.

Agjërimi ka mijëra vite që praktikohet. E gjejmë në çdo fe e kulturë. Mjekët kanë kohë që flasin për avantazhet e të ngrënit nga dreka deri në 8 dhe nuk është thjesht diçka e momentit dhe nuk është një truk marketingu.

Në grafikët e mëposhtëm shpjegohen tre mënyrë për të ndjekur agjërimin e përhershëm. Mund ta ndiqni përditë, duke shmangur mëngjesin dhe t’i nisni vaktet në mesditë, e t’i përfundoni në orën tetë të mbrëmjes.

Momentalisht, ju jeni duke ngrënë në të njëjtat orare çdo ditë. Edhe agjërimi i përhershëm këtë kërkon, me dallimin e vetëm se oraret janë fikse dhe kjo është mëse e lehtë për t’u arritur.

Sipas orarit, katrorët e gjelbër përcaktojnë kohën kur mund të hani, katrorët bezhë kohën kur jeni duke agjëruar dhe katrorët e vijëzuar kohën kur jeni duke fjetur (dhe agjëruar).

Mund të ndiqni regjimin e një here në javë, sipas tabelës, ku ju vetë mund të zgjidhni ditën më të përshtatshme.

Ose një ditë po një ditë jo, sipas tabelës.

Për ta përmbledhur, ky regjim ushqimor thjesht kërkon të ushqeheni nga dreka deri në tetë të darkës.

Hiqni dorë nga mëngjesi, mos u fiksoni pas ushqimeve të caktuara, dëgjojeni trupin tuaj dhe hani kur t’ju hahet, por brenda orareve fikse.

Si rezultat, do të shihni rënie në peshë, masë trupore e përbërë nga më shumë muskul sesa dhjam dhe një jetë më të gjatë, me shanse më të ulëta për kancer, pa u stërmunduar.