Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall shitjen e 61 aseteve të ndërmarrjeve në likuidim

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të merrni pjesë në shitjen përmbyllëse për vitin 2022 përmes ofertimit për prona të shumta atraktive në tërë vendin, të përfshira në Shitjen e Aseteve 61. Kjo shitje ofron një numër prej 31 asetesh atraktive në katër rajonet e Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

Numri më i madh i këtyre aseteve gjenden në rajonin e Prizrenit nga te cilat 17 asete janë parcela toke pyjore të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive të ndryshme, në sipërfaqe të përgjithshme duke filluar prej rreth 1 deri në 9 hektar, si dhe katër lokale afariste në komunën e Dragashit dhe një në fshatin Drajqiq. Në rajonin e Pejës ofrohen 4 asete, parcela toke pyjore në komunën e Klinës, Istogut dhe Gjakovës, me sipërfaqe të përgjithshme duke filluar prej mbi 50 ari deri në 1.2 hektar.