Agjencia Evropiane e Barnave: Klorokina duhet të përdoret vetëm në rastet urgjente

Klorokina antimalarik dhe derivati i saj hidroksilkorin mund të përdoret vetëm në trajtimin e COVID-19 në provat klinike dhe “programet e urgjencës”, ka paralajmëruar Agjencia Evropiane e Barnave.

Disa vende të botës kanë bërë të mundur që pacientëve me koronavirus t’u përshkruhen ilaçe antivirale pa pritur rezultatet e provave klinike mbi efektivitetin e tyre.

Rezultatet e studimeve të para në Francë dhe Kinë janë premtuese, por efikasiteti i klorokina dhe hidroksilklorinës nevojitet ende për t’u provuar dhe këto substanca aktive duhet të përdoren vetëm në trajtimin e COVID-19 në rast urgjence ekstreme.

“Është shumë e rëndësishme që në trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe stafit mjekësor të përdorin klorokina dhe hidroksilklorinë vetëm në indikacionet e aprovuara dhe brenda provave klinike dhe programeve të urgjencës në nivel kombëtar”, thuhet në deklaratë.

Klorokina, një derivat sintetik i kininës dhe hidroksilkolina e përdorur kryesisht në trajtimin e artritit lupus dhe reumatoid, mund të ketë efekte anësore të rënda, veçanërisht kur merret në një dozë më të lartë se sa rekomandohet ose në kombinim me ilaçe të tjera.

“Ato nuk duhet të merren pa recetë dhe pa mbikëqyrje mjekësore, dhe nuk mund të përshkruhen pa indikacione të aprovuara, përveç në kuadrin e provave klinike dhe protokolleve të miratuara në një vend të caktuar,” shton EMA.