Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit, nga monitorimet në vendet e prekura me virusin Covid-19, ka konstatuar se aktualisht nuk ka asnjë provë që ushqimi është burim ose rrugë e mundshme e transmetimit të virusit
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në web faqen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës.
Kryesuesja shkencore e EFSA-së, Marta Hugas, ka thë në se bazuar në përvojat e shpërthimit të koronavirusëve të mëparshëm, dëshmohet se nuk ndodh transmetimi përmes ushqimit.
“Përvojat nga shpërthimet e koronaviruseve të mëparshëm, të tilla si koronavirusi i sindromës së rëndë respiratore akute (SARS-CoV) dhe koronavirus i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk ndodh. Për momentin, nuk ka prova që të sugjerojnë që koronavirusi është i ndryshëm në këtë drejtim”, ka thënë Hugas







