Agimi i Ferizajt

Ndonëse është nga Ferizaj, Labinot Tahiri nuk është këngëtari i tij i preferuar.

Kryetarit të Ferizajt, i lë përshtypje një këngëtar tjetër shumë larg nga qyteti që ai e udhëheq.

Basisti anglez, Phill Colins, që i këndon dashurisë që ndjehet në qiell më këngën “In the air tonight”, është këngëtari i preferuar i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut.

Në intervistën profil të Ballkani.info, Aliu ka thënë se ka edhe një preferencë tjetër angleze.

“Jam adhurues i sportit, përndryshe tifoz i klubit anglez Manchester United. Sporti im i preferuar është basketbolli, të cilin me raste edhe e praktikoj” ka thënë Aliu.

Kryetari i Ferizajt ka lindur me 10 qershor 1971 në Balaj.

Hobi i tij janë leximi dhe ecja të cilat edhe i praktikon gjatë kohës së lirë.

“Politika kufizon shumë zhvillimin e hobit, mirëpo kur gjejë rast dhe kohë fokusohem në lexime, ecjen në natyrë, sportin”, ka thënë Aliu.

Sa i përket ushqimit, Aliu ka thënë se nuk ‘zgjedhë’ shumë andaj edhe parapëlqen ushqimin tradicional.

“Nuk jam zgjedhës i ushqimeve, mirëpo do ta veçoja ushqimin tradicional që ka vlera të mëdha ushqyese. Në këtë rast, do të veçoja flinë si ushqimin tim të preferuar”, ka shtuar ai për Ballkani.info.

Aliu ka studiuar mjekësinë dhe juridikun dhe thotë se nëse nuk do të ishte kryetar, me siguri do të ishte avokat.

“Ferizaj ka shumë veçanti. Dallohemi për ‘zhdërvjelltësinë’ në të bërit biznes dhe diversitetin kulturor. Nëse me dy fjalë do ta përshkruaja Ferizajn, do të ishin kultura dhe ekonomia, epiqendra e së cilës është qyteti që une drejtoj”, ka thënë Aliu.

Të gjitha këto detaje nga jeta e tij personale, e bëjnë karakterin e kryetarit Aliu të veçant.