Poeti dhe profesori Agim Vinca, i ftuar nga Vetëvendosja në Epopenë e UÇK-së në Prekaz ka bërë thirrje të mos dëgjohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vinca, krahas thirrjes për të iu bindur Amerikës ka thënë se nuk duhet të dëgjohet i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, pasi sipas tij Grenelli e pati cilësuar UÇK’së si organizatë terroriste.
“Serbia vazhdon fushatën e saj si shtet kundër Kosovës duke lobuar për çnjohjen e saj si shtet dhe bashkësia ndërkombëtare e në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend që të inkurajojnë përpjekjet për shtet ligjor dhe luftën kundër korrupsioni kërkojnë në mënyrë apodiktike vazhdimin e dialogut, heqjen e menjëhershme të tarifës dhe mos aplikimin e reciprocitetit duke i krijuar kështu favore agresorit’, tha Vinca.
“Si qytetar i këtij vendi, si intelektual, nuk mund të mos them se kjo qasje më duket e padrejtë, madje tejet e padrejtë, por shpresoj të tejkalohet ashtu siç u tejkaluar dikur kualifikimi i diplomatit amerikan Gelbard, i cili e pat cilësuar UÇK’së si organizatë terroriste, por më vonë gjërat ndryshuan”, thotë Vinca në fjalimin e tij, para familjes Jashari.







