Agim Veliu vjen në Kuvend për t’u bërë ministër

Në sallën e Kuvendit të Kosovës janë parë duke hyrë grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për pak minuta pritet që të fillojë seanca, ndërsa, është parë duke hyrë në sallë edhe kreu i Podujevës, Agim Veliu që është bërë e ditur se do të propozohet për ministër të Punëve të Brendshme.

Gjithashtu, në Kuvend janë parë duke hyrë edhe të propozuarit tjerë të Isa Mustafës, Vlora Dumoshi, Anton Quni, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.