Agim Veliu tenton të shfajsohet për vonesat në asfaltimin e rrugës “Zahir Pajaziti”

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur për punimet në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Ai ka thënë se kanë hyrë në fazën përfundimtare punimet në zgjerimin dhe asfaltimin e segmentit të dytë të rrugës “Zahir Pajaziti” në qytet.

Sipas Veliut punimet në realizimin e këtij projekti janë përcjellur edhe me rregullimin e tërë infrastrukturës nëntokësore, rrjetit të kanalizimit, ujësjellësit, rrjetit elektrik dhe telefonisë.

Kjo ka qënë arsyeja që ka pasur vështërsi të shumta gjatë punimeve në rrugë, për këtë fajin kryetari i Podujevës ia hedh kompanive publike KRU “Prishtina”, dhe KEDS-it.

Veliu tutje ka treguar se pas këtij projekti do të vazhdojë në ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimit publik.

Postimi i plotë:

Kanë hyrë në fazën përfundimtare punimet në zgjerimin dhe asfaltimin e segmentit të dytë të rrugës “Zahir Pajaziti” në qytet.
Punimet në realizimin e këtij projekti janë përcjellur edhe me rregullimin e tërë infrastrukturës nëntokësore, rrjetit të kanalizimit, ujësjellësit, rrjetit elektrik dhe telefonisë.
Kjo ka bërë që në dinamikën e kryerjes së punimve të ketë vështirësi edhe për shkak të mos përkrahjes dhe asistencës së pamjaftueshme të kompanive publike si: KRU “Prishtina” dhe KEDS-i.
Pas asfaltimit të këtij segmenti do të vazhdohet me punë në ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimit publik.
Edhe më këtë rast dua të falënderoj banorët dhe bizneset që shtrihen përgjatë kësaj rruge, për mirëkuptimin e treguar gjatë realizmit të këtij projekti, sepse jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që kanë pasur gjatë zhvillimit të punimeve, duke pasur parasysh faktin se kishte pengesa në dinamikën e kryerjes së punimeve, shkaku i natyrës dhe ndjeshmërisë së projektit.

loading…