Agim Veliu: Qeverinë do ta bëjmë AAK-në dhe Nismën

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nëse i jepet mandati Lidhjes Demokratike të Kosovës, prioritet është një qeveri gjithëpërfshirëse. Por, nuk përjashtohet mundësia të bëhet edhe një qeveri me Nismën, Alealncën për Ardhmërinë e Kosovës dhe minoritetet.

“Ne kemi deklaruar si subjekt që në rast se na jepet mandati, ne do të jemi të gatshëm ta marrin mandatin dhe ta formojmë qeverinë. Ashtu sic ka thënë edhe kryetari Mustafa, dëshirë e jona është që të kemi një qeveri gjithëpërfshirëse”, është shprehur Veliu.

Tutje, ai nuk e përjashtoi mundësinë e një qeverië mes LDK’së, Nismës, AAK’së dhe minoriteteve.

“Por, nëse qeveria gjithëpërfshirëse nuk arrihet, atëherë qëndrimi i dytë do të ishte që ne ta marrim mandatin dhe ta formojmë qeverinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe minoritetet”, tha Veliu.

Gjithashtu Veliu komentoi edhe deklaratat e tij të fundit për kryeparlamentaren Osmani. Ai tha se nëse Osmani vazhdon të merret me të, mund të publikojë edhe gjëra dhe histori të tjera për.

“Nuk kisha dashur të komentoj më shumë lidhur me Osmanin sepse kam thënë që nuk do të merrem me të. E nëse ajo merret me mua, unë do të flasë edhe gjëra të tjera, histori më të re rreth koalicionit me VV’në”, shtoi Veliu.