Agim Veliu ministër, Podujeva në zgjedhje

Pas marëveshjes së arritur mes VV e LDK, njërës prej komunave të Kosovës, e cila jo rrallë herë është më e përfolura, do i duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Banorët e komunës së Podujevës, do duhet të votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri, pasi ai aktuali, Agim Veliu, është i propozuari i LDK-së për ministër të Punëve të Brendshme.

Duke qenë se paraprakisht LDK ishte dakorduar që me Ministri të mos udhëheqin Kryetarët e Komunave që vijnë nga radhët e këtij subjekti, Agim Veliut do i duhet të japë dorëheqje për shkak të detyrës së re që pritet ta marrë ditëve në vazhdim.