Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme

Kryesia e LDK’së ka miratuar edhe listën me gjashtë ministrat e kësaj partie që do të jenë pjesë e qeverisë Kurti. Por ajo që ndoshta nuk e ka pritur askush, është emërimi i Agim Veliut për ministër të Brendshëm, edhe për faktin se ai është kryetar aktual i Komunës së Podujevës, kanë bërë të ditur burime të Reporteri.net.

Veliu dhe MPB kanë qenë dy zonat më problematike në arritjen e koalicionit LVV-LDK, dhe partia e Mustafës përveç që ka marrë këtë ministri për vete, atë do ta drejtojë personi më së paku i pëlqyer nga LVV e Kurtit.

Agim Veliu ka qenë personi më i barrikaduar, që mos të lëshohet pe në raport me ofertat e LVV’së për koalicion, ku LDK’së nuk i jepej asnjë post i lartë politik.

Më në fund LVV u dorëzua, dhe i dha LDK’së, postin e kryeparlamentarit, të cilin do ta drejtojë Vjosa Osmani.