Agim Veliu me kritika ndaj Osmanit për çështjen e Kryeprokurorit: LDK-ja s’do ta lejojë të bëjë shkelje

Deputeti Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se nuk do të lejojnë shkelje me mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit nga ana e presidentes, Vjosa Osmani.

Me këtë rast, Veliu ka adresuar kritika ndaj të parës së vendit, për mënyrën sesi po e trajton këtë rast.

Ai ka thënë se do ta bëjnë të pamundurën që të mos lejojnë shkelje të tilla.

“Këto janë veprime që janë në kundërshtim me normat dhe rregullat e Kushtetutës. Të shohim si do të veprojë më tutje. Unë besoj se nëse ndodh diçka në shkelje ne si LDK sigurisht se do të bëjmë përpjekje që këto shkelje të mos i lejojmë”, tha Veliu për EO.