Kryetari i Podujevës dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu është aksidentuar sot në fshatin Besi të Prishtinës, me veturë zyrtare.

Policia e Kosovës ka thënë për Ballkani.info se ka qenë vetaksident, kurse vet Agim Veliu është shprehur se ka pësuar lëndime të lehta.

“Mirë jam, s’kam lëndime përveç dëmeve material. Lëndime të lehta, gërvishje të vogla. Aksidenti ka ndodhur dikund në Besi”, ka thënë Veliu. /Ballkani.info/

Lexoni edhe: LAJMI I FUNDIT: Aksidentohet rëndë vetura e kryetarit të Podujevës, Agim Veliu (FOTO)