Agim Veliu: Javën tjetër e bëjmë të ditur nëse rrezohet Qeveria

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka folur për media pas mbledhjes që u mbajt me kryetarë të degëve. Veliu ka thënë se deri javën tjetër do të bëjnë publike nëse do të arrijnë marrëveshje me deputetë të pozitës për ta votuar mocionin e mosbesimit.

Nënkryetari i LDK’së tha se zgjedhjet nuk janë larg dhe si parti po bëhet gati për rrëzimin e qeverisë.

Veliu ka thënë se po bashkëpunojnë edhe me subjekte të tjera politike për t’i bërë votat, ndërsa thotë se bisedime do të zhvillojnë edhe me deputetë të pushtetit për të arritur rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka treguar se deri javën e ardhshme do të bëjnë të ditur nëse është arritur ndonjë marrëveshje përmes së cilës realizohet rrëzimi i Qeverisë me mocion mosbesimi.