Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ballkani.info se vetura zyrtare e kryetarit të Podujevës, Agim Veliu është aksidentuar sot rreth orës 17:30 në fshatin Besi të Prishtinës.

“Rreth orës 17:30 policia ka marrë informatën për një vetaksident të ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë, respektivisht në fshatin Besi. Policia aktualisht eshte ne vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit”, ka thënë Agron Borovci nga Policia e Kosovës për Ballkani.info.

Ballkani.info merr vesh se në momentin e aksidentit, Agim Veliu ka qenë në veturë, por ai është jashtë rrezikut për jetë. /Ballkani.info/