Agim Veliu i shqetësuar me rastet e COVID – 19 në Ministri, i drejtohet publikisht stafit

Pas rritjes së rasteve me koronavirus në vend, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim veliu ka kërkuar që ta njoftojnë në baza ditore për gjendjen e të prekurve me COVID 19 që punojnë në këtë ministri.

Veliu ka shkruar në Facebook se ky angazhim nuk ka vetëm qëllim informimi, por objektivi primar është që të arrihet të menaxhohet sa më mirë një situatë të rrezikshme për shëndetin e zyrtarëve tonë, familjeve dhe rrethit në përgjithësi.

“Më vetëdije të plotë se ky virus mund të prekë secilin/en nga ju dhe me qëllim të mobilizimit tonë të përbashkët e të koordinuar për parandalimin dhe kontrollimin sa më të mirë dhe sa më efikas të situatës aktuale, por edhe për zhvillimet në ditët në vijim, kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, zt. Lulzim Ejupi, por edhe nga stafi i kabinetit tim, të më njoftojnë në baza ditore për gjendjen/statusin shëndetësor të zyrtarëve në Ministrinë tonë”, thuhet në komunikatë.

“Apeloi dhe kërkoi nga secili/a nga ju ti përgjigjeni kësaj thirrjeje nga ana ime, kërkesave nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nga kabineti im, por edhe rregullave dhe kufizimeve si nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës ashtu edhe rekomandimeve të IKShPK”, thuhet në apelin e drejtuar nga ministri i Punëve të Brendshme.