Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu është zyrtari i parë nga struktura udhëheqëse e LDK-së që ka shfaqur ambicie për të marre drejtimin e partisë nga Isa Mustafa.

Sot ne Llap ai ka marrë pjesë në një aktivitet ku është shënuar vjelja e mjaltit e ku Veliu është parë duke e shijuar produktin e bletëve.. Por, fillimi i muajit tjetër, saktësisht 3 gushti do të jetë përcaktues nëse e ardhmja e Agim Veliut do të jetë me e ëmbël në LDK.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka nxjërrë në Facebook mjaltin e kultivuesve të shoqatës “E bukura Mbretëreshë”, në Potok të Podujevës.

“Bashkë me anëtarë të Shoqatës “E bukura mbretëreshë” sot në Potok ?filluam sezonin e vjeljes së mjaltit ?Mjaltin e Llapit do ta bëjmë brend të njohur. Krahas kësaj do ta rrisim edhe mbështetjen për bletarët llapjanë”, ka shkruar në Facebook Veliu.

Ndryshe, për t’u bërë kryetar i LDK-së, përveç Lutfi Hazirit, ambicie ka shprehur edhe Fatmir Sejdiu.

Zgjedhjet, respektivisht Kuvendi Zgjedhor i LDK-së do të mbahet më 3 gusht. /Ballkani.info/

loading…