Agim Veliu-Albin Kurtit: Je një mashtrues me kravatë

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka hedhur kritika në drejtim të Albin Kurtit sa i përket dy viteve qeverisje.

Veliu tha se Kurti bëri gjithçka për të ardhur në pushtet, duke shkaktuar edhe gjakderdhje.

“Albin qove shume pluhur e tym, shkaktove edhe gjakderdhje derisa erdhe ne pushtet. Derisa u ule aty ku je i përgjake edhe rrugët me gjakun e atyre që te besuan verbërisht. I bëre te gjitha derisa erdhe në pushtet. Erdhe me moton “qëllimi justifikon mjetin”

“Erdhe me premtime të mëdha për ta çkapur shtetin. Për dy vjet vetëm shkaktove kriza dhe varfërove popullin. Erdhe me logjikën e diktatorit që sa më shumë te varfërosh popullin aq më shumë të nënshtrohet. Sot kemi një Albin mashtrues me kravatë” tha Veliu në Kuvend.