Agim Shahini tregon se çfarë do të diskutohet në konferencën e përbashkët me Doganën e Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini dhe drejtori i Doganës, Bahri Berisha, do të mbajnë konferencë me temën “Doganat e Kosovës në shërbim të bizneseve dhe prodhuesve vendës”.

Bizneset dhe doganat në Kosovë janë dy shtyllat kryesore që e mbajnë stabile një ekonomi në një rregullim kapitalist ekonomik.

Agim Shahini për Ballkani.info ka shpjeguar se çfarë pritet të bisedohet.

“Aleanca e biznesit në bazë të përpjekjeve për të krijuar sa më shumë hapësirë për bizneset dëshirojmë që të krijojmë bashkëpunim dhe komunikim të drejtpërdrejt në mënyrë që të mos e shohim njëri tjetrin si taksa-mbledhës apo taksapagues, por si partner. Sot do të takohen dy agjencionet më të fuqishme në vend, Aleanca e Biznesit dhe Dogana e Kosovës, njëra taksapagues e tjetra taksambledhës për t’i kordinuar veprimet në vazhdimësi që priten të merren edhe veprime konkrete ditëve dhe muajëve në vijim në mënyrë që të ndalen informaliteti, me synim që të krijohet një kulturë fiskale në përgjithësi”, tha ai.

Më tutje Shahini ka thënë se së shpejti do të ketë një platform ide-propozuese për subjektet politike sesi duhet të veprohet strategjikisht në lidhje me fuqizimin e bizneseve.

“Ne javën e ardhsme do t’ju propozojmë të gjitha partive politike një platform sesi do të duhej se ata në të ardhmen të sillen me bizneset konform ligjeve ekzistuese, por edhe duke bërë reforma në politikat fiskale në mënyrë që të rritet fuqia konkurruese e bizneseve vendore”, shtoi Shahini

Bizneset në Kosovë kanë ankesa për normat shumë të larta doganore. /Ballkani.info/

loading…



Chat conversation end
Type a message…