Agim Bahtiri u premton shqiptarëve të veriut se do të kujdeset për ta

Kryetari i komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka premtuar se do të kujdeset që shqiptarëve që jetojnë në pjesën veriore, të mos iu mungojnë artikujt ushqimorë e as kujdesi mjekësor, për aq sa është e nevojshme dhe domosdoshme.

Ai po ashtu ka thënë se është në biseda me Qeverinë e Kosovës që Suhodolli, Gushavci, Vinarci, Vidimriqi dhe Lagja e Doktorëve të kenë qarkullim të lirë dhe të mos preken as direkt e as indirekt nga masat e marra për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicën e veriut.

“Kërkoj nga banorët e këtyre fshatrave të qëndrojnë të qetë dhe të më japin pak kohë, pasi që jam në koordinim të plotë me organet qendrore për adresimin e shqetësimeve e tyre, që janë edhe shqetësim i imi”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

I lus qytetarët e Mitrovicës që të jenë të qetë pas situatës së krijuar me rastin e evidentimit të rreth 20 rasteve me koronavirusin COVID-19 në Mitrovicë të veriut, Zveçan e Leposaviq.

Duke qenë pjesë e Mitrovicës së jugut, jam në biseda të pandërprera direkte me Qeverinë e Republikës së Kosovës që Suhodolli, Gushavci, Vinarci, Vidimriqi dhe Lagja e Doktorëve të kenë qarkullim të lirë dhe të mos preken as direkt e as indirekt nga masat e marra për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicën e veriut.

Kërkoj nga banorët e këtyre fshatrave të qëndrojnë të qetë dhe më japin pak kohë, pasi që jam në koordinim të plotë me organet qendrore për adresimin e shqetësimeve e tyre, që janë edhe shqetësim i imi.

Si kryetar do të kujdesem që shqiptarëve të cilët jetojnë në pjesën veriore, të mos iu mungojnë artikujt ushqimor e as kujdesi mjekësor, për aq sa është e nevojshme dhe domosdoshme.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.