Agim Bahtiri

Agim Bahtiri shpalos 4 zotimet për bujqit

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune, ka shpalosur 4 zotimet e tij me të cilat do t’i përkrah bujqit në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Ai ndër të tjera është zotuar se do t’i subvencionoj me 5 cent për litër qumështi të prodhuar.

Postimi i Agim Bahtiri:

Bujqësia do të zhvillohet edhe më tej me qeverisjen tonë në Mitrovicë. Gjithçka që është subvencionuar dhe zhvilluar deri tash, DO TË VAZHDOJË edhe më tej. E tash njihuni me katër zotimet e reja, që nisin të implementohen në janar të vitit 2022. Çdo gjë është gati! LVV 144 | AB +4