Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka bërë të ditur se sot zyrtarisht është lansuar projekti më i madh i ndërmarrë deri me tani një fushën e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
“Lansimi i Grantit të përformancës, me 7 milionë euro për tri vitet e ardhshme, mundësuar falë bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi me GIZ-in dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, në fushën e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë”, ka thënë ministri Matoshi.
Sipas tij, granti i përformances- Mjedisi i Pastër do të jepet për komunat që tregojnë përformancë të mirë sipas kritereve të përcaktuara, duke u nisur nga zbatimi i legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hartimi dhe miratimi i planeve menaxhuese të mbeturinave, zbatimi i udhëzimit për ndëshkime me gjoba mandatorë, eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave, krijimi dhe mirëmbajtja e zonave te gjelberta, ofrimi i shërbimeve cilësore në fushën e menaxhimit të mbeturinave, mbledhja dhe riciklimi i tyre etj.
Mirëpo, sipas burimeve të Ballkani.info, bëjnë të ditur se kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka bojkotuar këtë ceremoni për shkak të pakënaqësive me ministrin Matoshi rreth ndarjes së fondit prej 7 milionë eurosh për komunat.
Një muaj më parë gjatë ceremonisë së ndarjes së granteve për komunat, Agim Bahtiri ishte larguar demonstrativisht, pasi që Mitrovica nuk u gjend në mesin e komunave përfituese.
Agim Bahtiri dhe Fatmir Matoshi janë nga e njëjta parti, AKR-ja e Behgjet Pacollit. /Ballkani.info/







