“Agim Bahtiri po e shfrytëzon stereotipin “katunarët e Drenicës që duan me na marrë shehrin”.”

Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi ka thënë se kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri me shkathtësi po e përdorë stereotipin se “katunarët e Drenicës që duan me na marrë shehrin” si pretekst për t’i bindur votuesit që të mos e votojnë PDK-në në këtë qytet.

Latifi ka shkruar se përtej gabimeve gjuhësore që bën Bahtiri dhe gjestet sharlataneske, përdorimi i stereotipit është shkathtësi e tij.

“Agim Bahtirin mund ta tallim për gabimet gjuhësore që bën sa herë që e merr fjalën para një mikrofoni. Mund të qeshim me gjestet e tij sharlataneske, që nuk i mungojnë asnjëherë. Por një gjë jemi duke e harruar vazhdimisht: shkathtësinë praktike të tij për t’i përdorur me efikasitet paragjykimet dhe stereotipet e njerëzve të thjeshtë. Dhe në Mitrovicë, qysh nga koha osmane, ekziston stereotipi negativ për “katunarët e Drenicës që duan me na marrë shehrin”, ka shkruar Latifi.