Kryetari

Agim Bahtiri nuk mund ta bashkojë Mitrovicën!

Kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri gjatë ditës së sotme iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët që mbahet nesër në orën 10:00 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, me ç’rast do të inicohet procedura e petecionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Bahtiri rreth një muaj më parë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës miratoi konkluzionin me të cilin i është propozuar Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për ndryshim të ligjit për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

Burime brenda Qeverisë së Kosovës kanë thënë për Ballkani.info se iniciativa të tilla nuk mund të nisin nga kryetarë komune, pasi që kufijtë administrativ janë të paraparë me Kushtetutë.

E idenë e kryetarit të Mitrovicës, e kishte refuzuar edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, por si duket Bahtiri nuk do të heqë dorë lehtë nga kjo ide. /Ballkani.info/