Agim Bahtiri në koalicion me VV-në, por homazhet për 28 Nëntor i bën me Kadri Veselin (FOTO)

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, sot në të gjitha trojet shqiptare janë bërë homazhe në përkujtim të atyre që sakrifikuan jetën për shtetin shqiptar.

Homazhe u bënë edhe në Kullën e Isa Boletinit dhe tek varri ku prehen eshtrat e tij në Boletin të Mitrovicës.

Te Kulla e Isa Boletinit për homazhe ishte edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Befasisht me të ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili njihet për kritikat në drejtim të Veselit, sidomos gjatë zgjedhjeve, shkruan Ballkani.info.

E Bahtiri Komunën e Mitrovicës e drejton në koalicon me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa opozitë e ka partinë e Kadri Veselit, PDK-në.

Në anën tjetër, drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë kanë bërë homazhe tek busti i Isa Boletinit, por aty nuk ka qenë i pranishëm Agim Bahtiri. /Ballkani.info/