Kryetari i Mitrovicës

Agim Bahtiri lëviz mbi urën e Ujmanit duke dëgjuar muzikë me çiftelia (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka vizituar sot Ujmanin, atje ku një javë më parë qëndroi presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Liqeni i Ujmanit është një vend i mrekullueshëm. Ashtu sikurse ne, edhe Policia e Kosovës meriton të ketë pushim për vikend”, ka shkruar Bahtiri.

Ballkani.info e ka siguruar një video gjatë vizitës së Bahtirit në Ujman. Ai në veturë dëgjon muzikë patriotike me çiftelia, derisa kalon në urën kryesore mbi Ujman.

Po ashtu në këtë video shihet se ai nuk është me përcjelle të policisë. /Ballkani.info/