Agim Bahtiri kërkon që Mitrovica të vendoset në karantinë!

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në “faebook”, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë, që Komunën e Mitrovicës,të vendosë në karantinë, pas rasteve me koronavirus të paraqitura aty shkruan ballkani.info

Bahtiri ka bërë thirrje tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe mos të bëjnë panikë. /Ballkani.info/

Shkrimi i plotë:

Nga 11 raste prej Mitrovicës që janë derguan dje për testim nga koronavirusi COVID-19, fatmirësisht të gjitha kanë rezultuar negativ. Pas Vushtrrisë, Zveçanit, komunës veriore të Mitrovicës, nga dje Mitrovica jugut kufizohet edhe me e Skenderajn si të komunë ku janë evidentuar raste me COVID-19.

Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës.

I lus qytetarët e Mitrovicës të qendrojnë të qetë në shtëpitë e tyre dhe t’i zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

 

Panik Jo, Kujdes Po! #Rrinshpi