Agim Bahtiri kërcënon Dardan Molliqajn: Herave tjera s’ke me pas rast me përsërit

Pas përfundimit të emisionit Pressing në T7 ku mysafirë ishin Haki Abazi i Vetëvendosjes dhe Dardan Molliqaj i PSD-së, pretendohet se ka ndodhur një sulm fizik ndaj kandidatit të VV-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, ku pretendohet se Dardan Molliqaj e ka sulmuar fizikisht Haki Abazin.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar zyrtari i Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili e ka quajtur krimin Dardan Molliqajn.

Ja postimi i Agim Bahtirit:

E dënoj ashpër sulmin fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit. Veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë veprime të dhunshme dhe të patolerueshme.

Përkrahjen e gjithmbarshme popullore ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e pranojnë dezertorët e PSD-së.

Me veprime banditeske Molliqaj dhe shokët të tij, po mundohen t’i hyjnë në hatër gangsterëve të partisë që iu kanë bashkëngjitur.

Ka kaluar koha e frikës dhe dhunës, sepse askush nuk i frikësohet askujt, aq më pak banditëve të vegjël si Dardan Molliqaj, i cili krejt famën e ka të ndërtuar duke nxjerrë njerëz zhag nga veturat.

Veprimi i sontëm është i ligë dhe tinëzar, sepse herave të tjera nuk do ta ketë rastin ta përsërit të njëjtin!

loading…