Agim Bahtiri ka një kërkesë për Vjosa Osmanin

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i ka bërë kërkesë Kryeparlamentares Vjosa Osmani që ta shtyjë seancën për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka thënë se seanca duhet të shtyhet për një kohë më të përshtatshme.

“Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19

“Rreziku nga koronavirusi COVID-19 është shumë i madh, ku sot edhe Kryeministri i Shqipërisë dha lajmin se parashikohet që 60-70% e popullsisë të preket nga ky virus. Andaj, duhet të marrim masa mbrojtëse ekstreme për mos përhapjen e tij”, ka thënë ai.