Agim Bahtiri ia uron nënës 92-vjetorin e lindjes

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ia ka uruar nënës së tij 92 vjetorin e lindjes.

Bahtiri përmes një shkrimi në Facebook, ku ia ka bashkangjitur edhe një fotografi me nënën e tij, ka thënë se ndihet i bekuar që është djali i saj.

“Urime ditëlindjen e 92-të nëna ime e dashur. Ndihem i bekuar që jam djali juaj, sepse ti ishte dhe do të je gjithmonë udhërrëfyes dhe motiv i jetës time”, shkroi Bahtiri.