Agim Bahtiri e merr bajrakun, del vullnetar që të vaksinohet i pari në Mitrovicë

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës Erseka Hasanaj- Barani, ka folur rreth procesit të përgatitjes për vaksinimin e qytetarëve me vaksinën anti-COVID.

Ajo në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se janë përmbushur të gjitha kërkesat e dala nga planit për vaksinim kundër COVID-19.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në bazë të planeve për vaksinimin kundër COVID-19, ka arritur që të përmbush të gjitha kërkesat që kanë dalë nga ky plan. Fillimisht duke filluar me përcaktimin e ekipeve për vaksinimin e popullatës, njëkohësisht krijimin e hapësirave të nevojshme për vaksinim, po ashtu edhe përshtatjen e këtyre hapësirave dhe kushteve teknik të vaksinimit dhe të gjitha aktivitetet e tjera që dalin nga ky plan i vaksinimit kundër COVID-19. Ne jemi të gatshëm në momentin që Ministria e Shëndetësisë na furnizon me dozat e vaksinave të nevojshme për komunën e Mitrovicës”.

E para e Shëndetësisë në Mitrovicë theksoi se dozat e para pritet të arrin gjatë të enjtes ose të premtes.