Agim Bahtiri e mban për dore kryetarin e degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë!

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka paralajmëruar se nesër do ta zyrtarizojë kalimin nga AKR në Lëvizjen Vetëvendosje bashkë me 600 anëtarë.

Por para ceremonisë së zyrtarizimit është shpërndarë një fotografi në rrjete sociale, ku Bahtiri shihet dorë më dorë me kryetarin e degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Faruk Mujka.

Bahtiri është nënkryetar i AKR-së dhe për mandatin e dytë radhazi drejton Komunën e Mitrovicës.

loading…