Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me jetë.
Me kryetarin Bahtiri, kontakti ka qenë i pamundur.
Lidhur me këtë kërcënim janë njoftuar edhe organet kompetente, me ç’rast po kujdesen nga afër për kryetarin dhe familjen e tij.
Burime të IndeksOnlinet, bëjnë me dije se prokuroria është duke i udhëhequr hetimet.
Vlen të përmendim faktin se kjo nuk është hera e parë që Bahtiri merr kërcënime.







