Agim Bahtiri demanton IKSHPK’në: S’ka të prekur nga koronavirusi në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se ka qenë një gabim teknik raportimi nga Insituti Kombëtar se atje ka një rast me koronavirus, duke demantuar këto lajme, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka thënë se deri më sot atje asnjë perzon nuk ka dalë pozitiv me Covid-19.

Postimi i plotë:

Njoftimi i dhënë se një person nga Mitrovica sot ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19 është i pasaktë, sepse ka qenë një gabim teknik prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Pra, asnjë person deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19. Për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë.