Agim Bahtiri: Albin Kurti do të jetë kryeministër i Shqipërisë së Madhe

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Albin Kurti do të jetë kryeministër i Shqipërisë.

Madje, kjo sipas Bahtirit do të ndodhë kur të jetë një shtet shqiptar, shkruan Reporteri.net.

Bahtiri për Kanal10 ka thënë se kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë do të jetë Lulzim Basha i Partisë Demokratike, por vetëm deri sa Albin Kurti të bëhet kryeministër i një shteti të vetëm shqiptar.

“Kryeministër i Shqipërisë do të jetë Lulzim Basha deri sa të vije Albin Kurti, kryeministër i një shteti të vetëm shqiptar”, ka thënë Bahtiri për Kanal10.

Shqipëria do të mbajë zgjedhjet më 25 prill të këtij viti. Në zgjedhjet e prillit në Shqipëri për herë të parë do të marrë pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.