Kryetari aktual, njëherit edhe kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt në zgjedhjet lokale, Agim Aliu ka shpalosur detaje për tregun e Gjelbër që do të ndërtohet në komunen e Ferizaj, shkruan Ballkani.info.
Shtrirë në hapësirën e përgjithshme prej 1.5 hektarësh ,Tregun e Gjelbër do ta shndërrojmë jo vetëm në vend blerje e tregtimi por edhe vend argëtimi e pushimi. Me 385 shtande për shitje të shpërndara në 4 blloqe moderne me struktura të mbuluara, kushte të përshtatshme për ekspozimin e produkteve këndin e restauranteve e kafiterive, hapësirat e gjelbërta dhe 140 parkingje me mundësi zgjerimi edhe me parkingje nëntokësore tregtarët e Tregut të Gjelbër në Ferizaj do të kenë kushtet e duhura të punës, njëlloj sikurse blerësit që do të kenë hapësirën e bollshme të lëvizjes e mundësinë të marrin produkte të freskëta në kushtet e duhura të tregtimit, si dhe të argëtohen e pushojnë në këtë pikë të ardhshme reference, që e pret transformimi tërësor, ka treguar Aliu.
Postimi i plotë:







