Agim Aliu tregon investimin e radhës të komunës së Ferizajt

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka treguar se sot në fshatin Kosinë, ka nisur projekti për hapjen e pusit të ri, investim i Komunës së Ferizajt, përcjell Ballkani.info.

Hapja e këtij pusi po bëhet me qëllim të furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm dhe rritjen e kapacitetit ekzistues.

“Me qëllim furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm dhe rritjen e kapacitetit ekzistues, nisi në fshatin Kosinë, projekti për hapjen e pusit të ri, investim i Komunës së Ferizajt, dobinë e të cilit do ta kenë jo vetëm banorët e Kosinës por edhe zonave përreth”, ka thënë Aliu.