Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar ferizajasit për mbështetjen e madhe dhe besimin për programin e tij.

Aliu ka potencuar përmes një video se miliona euro do të investohen në qytetin e Ferizajt dhe projekte të reja do të fillojnë.

Ai më tej tha se do të realizohet projekte të fushave të ndryshme dhe Ferizaji do të transformohet.