Kandidati dhe njëherëshit kryetari aktual i komunës së Ferizajit nga dega e PDK-së, Agim Aliu përmes një postimi në rrjetin e tij social në facebook ka thënë se është krenar që sot Ferizaji është simboli i ndryshimit dhe i punës.

Ai thotë se katër vitet e punës në këtë mandat, ishin katër vite privilegj, nder e kënaqësi për të.

“Rrugët e ndryshimit të Ferizajt, i ecëm bashkë. Katër vitet e punës në këtë mandat, ishin katër vite privilegj, nder e kënaqësi për mua t’ju shërbej, përkundër sfidave që kohë pas kohë, dilnin në rrugën tonë. Zemra e çdo ferizajasi ka përjetuar gëzim, me ndryshimin e pamohueshëm që ka ndodhur në lagjet e qytetit, qendrën e qytetit dhe fshatrat tona. Jam krenar se sot Ferizaj është simbol i ndryshimit e i punës”, vazhdoi ai.

Postimi i plotë i Agim Aliut: