Kryetari i komunës së Ferizajt nga radhët e PDK-së, Agim Aliu përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se do të ndërtojmë parkun e jashtëzakonshëm prej 53 ari, shkruan Ballkani.info.
“Me të gjelbrën temë bosht të qeverisjes sonë në vitet e ardhshme, në hapësirën publike më të padashurën, ku aktualisht ndodhet Kompania “Pastërtia” të cilën do ta zhvendosim, do të bëhet hapësira më e dashur ngaqë do të ndërtojmë parkun e jashtëzakonshëm prej 53 ari”, u shpreh ai.
Tutje ai vazhdoi se parku përveç gjelbërimit të lartë e të ulët do të përmbajë edhe kënde lojërash, tabela pingpongu e shahuluhatëse për fëmijë e hapësira tjera rekreative, e gjitha kjo si shpërblim i mirëkuptimit të banorëve të kësaj zone.
Postimi i plotë:







