Presidenti i FFK-së

Agim Ademi në kohën kur lobonte për futbollin kosovar në Francë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi njihet për kontributin e madh që ka dhënë në futbollin kosovar.

Ai në kohët më të vështira për ne vazhdonte të jepte kontribut të madh në mbajtjen gjallë futbollin tonë, shkruan Ballkani.info.

Në kohën kur ishte president dhe investitor kryesor te skuadra e Kosovës së Prishtinës, Ademi kishte realizuar një vizitë në Federatën e Futbollit të Francës, ku kishte pasur takime të shumta me zyrtarë të këtij institucioni nga të cilët kishte kërkuar mbështetje për ne.

Sot Ademi udhëheq me futbollin e Kosovës dhe ka krijuar shumë miq derisa ka arritur të krijojë një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha federatat evropiane të futbollit. /Ballkani.info