Afrona Dika publikon imazhe nga festa e beqarisë në Mykonos

Bukuroshja Afrona Dika është duke kaluar disa ditë të mira pushimi me mikeshat e saj në Mykonos të Greqisë.

Ajo është duke bërë atje festën e beqarisë, disa muaj para se të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë me këngëtarin Blero.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Afrona shfaqet në bikini teksa pozon e rrethuar nga shoqet e saj.

“Nuse e ardhshme, Ju faleminderit për çdo gjë dhe kohën e bukur për ekipin më të mirë ndonjëherë”, ka shkruar Dika në Instagram.

Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj, të cilët e kanë komplimentuar për dukjen.

Blero ndërkohë në anën tjetër është duke përgatitur albumin e tij të ri, i cili do të publikohet i plotë në fund të muajit.