Afrona Dika do ta bëjë festën e beqarisë në ishullin Mykonos

Modelja Afrona Dika dhe këngëtari Blero do të martohen së shpejti.

Çifti tashmë kanë filluar përgatitjet për dasmë, teksa Afrona duket të jetë gati edhe për natën e beqarisë me vajza.

Në një postim të bërë së fundmi në InstaStory, ajo ka shfaqur bagazhet që ka bërë gati për vikendin që do ta kalojë bashkë me miket dhe familjaret më të ngushta të saj.

Ajo ka bërë të ditur se vendi të cilin e ka zgjedhur për festën e beqarisë është ishulli luksoz Mykonos, në Greqi.

“Duke u bërë gati për vikendin tim të beqarisë në Mykonos”, ka shkruar modelja Dika në mbishkrimin e këtij imazhi.