Blogerja shqiptare njëherësh gruaja e këngëtarit të njohur, Blero Muharremi, Afrona Dika tashmë prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër.

Duke qenë se pandemia e coronavirusit prej muajsh ka pushtuar botën përfshirë këtu edhe Kosovën, modelja ka bërë të ditur se që katër muaj nuk është parë me bashkëshortin e saj, pasi Blero ka qenë i vetë-izoluar në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Krahas kësaj, Dika së fundmi ka bërë një postim emocional për burrin e saj, duke thënë se po i mungon mjaft shumë.

“Më mungon çdo ditë e më shumë. Mungesa jote është aq e madhe saqë nuk e di se si ta shpjegojë me fjalë. Dashuria e fortë na ka dhënë forcë të mbijetojmë çdo sfidë në martesën dhe lidhjen tonë”.

“Janë bërë katër muaj që nuk jemi parë dhe më mungon çdo ditë e më shumë. Sikur të rilindja do të të bëja të njëjtën zgjidhje të martohesha me ty dhe të ndaja jetën me ty. Të dua”, ka shkruar mes tjerash ajo.

https://www.instagram.com/p/CBjPCVJJCJJ/?utm_source=ig_embed

Afrona dhe Blero përndryshe u martuan në shtator të vitit që lamë pas në një ceremoni përrallore në Shëngjin.

Kjo ishte martesa e dytë e artistit Muharremi, ndërsa e para për blogeren Dika.