Afro 800 punëtorë të “Bondsteel”-it dalin në pushim të pacaktuar

Baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, “Bondsteel” nga sot do të ketë minus 800 punëtorë.

Indeksonline mëson se personeli kryesor i kësaj baze ka urdhëruar që punëtorët fizik të mos paraqiten në punë për një periudhë kohore, për shkak të pandemisë covid-19.

Vendimi për mos-paraqitje në punë u bë konkretisht pasi në këtë kamp gjigant u infektuan rreth 30 persona, 1 prej tyre i vdekur.

Mirëpo, personat që futen në kategori janë vetëm personeli shqiptarë dhe s’ka të bëjë me ushtarët amerikanë dhe të tjerë.

Lidhur me këtë, ka folur edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Sipas tij, shumica e të infektuarve të komunës së ti kanë burim, kampin Bondsteel.

Sipas tij, shoferët e kampit kanë qenë të parët që kanë dal pozitiv me koronavirus.

Vlen të theksohet se Kampi Bondsteel është baza kryesore e amerikanëve nën komandën e KFOR-it në Kosovë.

Është e vendosur afër Ferizajit, baza shërben si kryeqendër e NATO-s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes.

Baza është emëruar sipas veteranit të luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, James Leroy Bondsteel.